11 March 2013

Perdhunoi te mituren, denohet 15-vjeçari

Sarande - Dy kusherinj perdhunojne vajzen 12-vjecare ne shtepine e saj dhe me pas arratisen. Ngjarja qe ka tronditur opinionin ne Sarande ka ndodhur kater dite me pare ne fshatin Cuke te ketij rrethi, por policia e ka mbajtur te fshehte per shkak te hetimeve qe po kryente dhe dokumentimit me prova te sulmit seksual. Autoret e dyshuar jane dy te aferm, banues ne kete fshat, njeri nga te cilet i mitur dhe i ndaluar, kurse i dyti, nje 18-vjecar, u shpall ne kerkim. Viktima eshte vogelushja me inicialet Xh. Xh., e cila po trajtohet edhe me psikologe per shkak te traumes qe ka pesuar. Policia eshte treguar e kujdesshme qe te mos demtonte edhe imazhin e familjes dhe te vete vajzes se tronditur, duke mbajtur sa me te fshehta informacionet per dhunen seksuale. Burime zyrtare nga komisariati njoftuan se vune dje ne pranga 15-vjecarin me inicialet S. B., dhe shpallen ne kerkim kusheririn e tij 18-vjecar, identiteti i te cilit nuk u be i ditur per shkak te hetimeve qe po kryhen. Akuza e ngritur eshte "kryerje e marredhenieve seksuale me dhune, ne bashkepunim, me te mitura".
Denoncimi ne komisariatin e Sarandes eshte bere nga prinderit e vajzes, te cilet e gjeten te shokuar rreth mbremjes se 8 qershorit, ne banese. Familjaret kishin dale per te bere punet e zakonshme te bujqesise ne fshatin Cuke, duke lene vajzen 12-vjecare ne shtepi. Ky moment ka sherbyer per dy te dyshuarit qe pasi kane pare prinderit e te mitures te largoheshin, t'i shkonin ne banese. Fillimisht, sipas deshmive, eshte afruar 15-vjecari S. B., qe me pare kishte thurur planet me te afermin e tij adoleshent. Dhe pas tij, ne befasi ka hyre me i rrituri dhe ne bashkepunim kane perdhunuar per rreth nje ore 12-vjecaren. Nga deshmite e mbledhura, njeri prej tyre i mbante gojen te mbyllur qe te mos bertiste dhe tjetri kryente marredheniet seksuale. Gjate marrjes ne pyetje i mituri i ndaluar ka pranuar akuzen, kurse i dyti u shpall ne kerkim, pasi u arratis pas krimit. Policia nisi menjehere hetimet dhe ofroi asistence mjekesore dhe psikologjike per vajzen e tronditur. Mjeket ligjore nga ekzaminimet kane konstatuar kryerjen e marredhenieve seksuale dhe vajza ka denoncuar dy bashkefshataret e saj qe i hyne pa ftuar ne shtepi. Policia konstatoi se 15-vjecari ka shfrytezuar shoqerine qe kishte me te mituren per te hyre ne banese dhe me tej per te realizuar planin e parapergatitur. Komisariati i Sarandes eshte kujdesur qe te qetesoje edhe familjet ne fshatin Cuke dhe te afermit e vajzes, qe te mos kishte incidente hakmarrjeje ndaj dy familjeve te adoleshenteve.

No comments:

Post a Comment