01 May 2014

Përmet,prioritet zhvillimi I turizmit

                                                                               

Zhvillimi i turizmit në qytetin e luleve ne  Përmet, përbën një nga prioritetet  kryesore për bashkine e ketij qyteti. Sipas kryetarit të bashkisë së Permetit Glibert Jace në kuadër të zhvillimit të turizmit po trajnohen qytetarë për guidat turistike si dhe për rritjen e nivelit të shërbimit të hoteleri- turizmit.
Po sipas tij po hartohet një projekt për ngritjen e një tregu lokal me artikuj artizanal dhe tradicional në mënyrë që cdo vizitorë të ketë mundësi të marrë me vete një kujtim nga qyteti I luleve.Përmeti njihet për bukuri natyrore dhe për resurset që zotëron. Peizazhi I këtij qyteti ofron vlera turistike me shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike por nuk mund harrojmë ujërat termale përmendim këtu Bënjën që njihet për efekte kurative te sëmundjeve të lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Ujërat termalë që burojnë rrëzë shpellave të kaltra derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Ky lumë është degë e Vjosës dhe për vendasit njihet si “lumi i bekuar”, duke rrjedhur përmes një kanioni spektakolar shkëmbor, të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë. Përmetit ia shton vlerën edhe bredhi I famshëm I Hotovës e cila cilësohet si mushëkria natyrore e Jugut të Shqipërisë. Ky park kombëtarë prej disa vitesh vizitohet shpesh nga turistët, të cilët nuk mund të largohen nga qyteti I luleve pa shijuar dhe gatimet tradicionale e të mrekullueshme që ky qytet ofron.

No comments:

Post a Comment