19 September 2014

Zbatimi i ligjit anti-duhan ne Gjirokaster

                                                                      

Subjekte private apo shtetërore që operojnë në Rrethin e Gjirokastrës duket se i janë bindur ligjit të ri antiduhan për mbrojtien e shëndetit nga pirja e duhanit. Prej 2 javësh Inspektoriati Shtetërorë Shëndetësor  në qytetin e gurtë ka nisur inspektimet për zbatimin e këtij ligji në subjektet private apo shtëtërore në këtë qytet. Inspektoria e ISHSH-së Edlira Saraci u shpreh se deri tani janë kontrolluar rreth 150 subjekte jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës por edhe në zonat rurale si Sofratik, Dervician, Vanister e deri në Kakavie, ndërkohë fal bashkëpunimit me administratorët e këtyre subjekteve një pjesë e mirë ka marrë masa.
Po sipas saj ISHSH-ja është ende në fazën e parë të punës atë të informimit dhe kontrollit të subjekteve, ndërkohë në fazën e dytë për të gjitha subjektetet ku do të konstatohen shkelje të ligjit antiduhan do të merren masa të rrepta administrative.Ligji i ri antiduhan që hyri në fuqi më 23 gusht 2014 për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit që e konsumojnë atë në ambientet e ndaluara. Masa e gjobës do të jetë 5000 lekë për duhanipirësin, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve. Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin përgjegjës në institucionet publike si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.  Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit antiduhan janë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Organet e administratës doganore, Organet Tatimore, Inspektoriati që mbulon fushën e punës, Inspektoriati që mbulon fushën e arsimit, Inspektoriati i Sigurisë ndaj zjarrit, Policia e Shtetit dhe policia bashkiake apo komunare si dhe Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit. Tanimë nëse hyn në një prej bareve apo restoranteve dhe në tavolinë nxjerr paketën e cigares, kamerierët, menaxherët apo edhe vetë pronarët të paralajmërojnë se “këtu nuk lejohet duhani”.

No comments:

Post a Comment