04 December 2013

DITA E FLAMURIT NE GJIROKASTER


4 dhjetori 1912 paraqet për qytetin e Gjirokastrës një ditë historie të simbolizuar me deshirën për liri të qytetit të gurte. Si cdo 4 dhjetor edhe sot  në qytetin e gurtë u rikthye ceremonia e ngritjes së flamurit nën prezencen e mjaft autoriteteve lokale e qytetarë që nderojnë kontributin e të parëve tanë për liri.
Nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër Vitori Muco riktheu në memorje atë 4 dhjetor ku patroti Hasan Xhiku me një grup patriotësh gjirokastritë hoqi nga kalaja flamurin turk dhe valviti flamurin shqiptarë si shenjë e lirisë së këtij qyteti.Në fakt historia flet se flamuri në kalanë e qytetit të Gjirokastrës është ngritur për hërë të dytë pasi fillimisht u ngrit nga patriotë gjirokastritë në prefekturen e asaj kohe menjëherë pasi u morrë lajmi se në Vlorë plaku i mocëm Ismail Qemali ngriti flamurin dhe e shpalli shqipërinë të lirë dhe të mosvarme nga Perandoria turke. Data 4 dhjetor është vendosur zyrtarisht si dita e ngritjes se flamurit në këtë qytet me vendim të këshillit bashkiak të këtij qyteti pas viteve 1990.

No comments:

Post a Comment