04 December 2013

BANORET E KALIVAÇIT NE PROTESTE


Acarohet situata në fshatin Kalivac të Tepelenës, pas arrestimit të një dite më parë, të katër prej banorëve të këtij komuniteti nga Policia e Tepelenës, për tubim të paligjshëm. Dhjetëra banorë njëkohësisht, ish punonjës në kantierin e ndërtimit të H/C të Kalivacit, janë grumbulluar para portës hyrëse të të veprës më të re hidro-energjitike në jug të vendit.
Me ata është bashkuar edhe kreu i Komunës së Krahësit Astrit Dervishaj i cili ka dalë hapur në mbrojtje të komunitetit që e ka zgjedhur. Nga ana e tyre banorët mjaft të revoltuar, kanë kërkuar me ngulm, lirimin pa kushte të katër banorëve të komunitetit mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Kalivac Perlat Zeneli. Madje tubuesit të cilët protestonin paqësisht, kanë kërcënuar me grevë urie nëse policia nuk liron të arrestuarit e një dite më parë të cilët sipas tyre, nuk kanë kryer asnjë vepër penale përvecse kanë protestuar për të drejtat e tyre ndaj firmës koncesionare "Begetti" e cila është administratorja e veprës hidro-energjitike. Vetë kreu i Komunës Krahës, shprehet  se është pozicionuar në krahë të banorëve pasi ata jënë në të drejtën e tyre për të kërkuar, pagesat e prapambetura disavjecare përfshirë kontributet shoqërore e shëndetësore që kurrë nuk i kanë marrë ndonjëherë.

No comments:

Post a Comment