26 June 2013

Sukses i Tv Channel 7


Ka qenë ora 07:30 minuta e 23 qershorit ku Tv Channel 7 ,nisi transmetimin e parë Live në ndjekje hap pas hapi të zgjedhjeve parlamentare në Qarkun e Gjirokastrës. Maratona e parë e një transmetimi të gjatë nisi me qendrat e votimit për të ndjekur nga afër proçesin e votimit si hapi i parë i një proçesi të rëndësishëm .
Qendra 42-34 që korespondonte me vendndodhjen pranë ish “Shtëpisë së oficerëve “me zgjedhës të regjistruar 508 ishte stacioni i parë i skudadrës se Tv Channel 7 për të vijuar më pas në çdo qendër votimi kryesisht në Gjirokastër e më pas në të gjithë qarkun ,aty ku problematika ishte prezent. Duke respektuar kodin zgjedhor pothuaj të gjitha qendrat e votmit nisën proçesin normalisht në orën 07:00 për ta përfunduar në orën 19:00. Në momentet e fundit Tv Channel 7 ka pasur edhe një lidhje telefonike me gazetaren Shpresa Dine nga Saranda, e cila ka informuar për ecurinë e këtij proçesi prej orës 07:00 deri në orën 19:00 në Sarandë ,Ksmail e Delvinë. Një tjetër lidhje telefonike për ndjekjen e situatës ka qenë edhe një lidhje telefonike me gazetarin  Aleksandër Sako ,i cili informoi për ecurinë në Tepelenë e Memaliaj . Të herë pas hershme kanë qenë lidhjet e drejtpërdrejta me koordinatorin e KQZ për Qarkun e Gjirokastrës Afrim Mullai, i cili ka dhënë ecurinë e proçesit. Tv Channel 7 si i vetmi ekran që po shërbente në trasparencën e këtij proçesi, zhvendosi trasmetimet Live në qendrën e numërimit të votave në KZAZ Nr .78, për të numëruar së bashku me shikuesit e këtij ekrani çdo votë Live nga ky ekran,një risi që Tv Channel 7 e solli në Gjirokastër prej vitit 2005 dhe që e ktheu në një traditë.Shikueshmëria absolute e Tv Channel 7 konfirmohej edhe me sms e vazhdueshme të shikuesve nga i gjithë qarku ,që raportonin problematikat në zonat e tyre. Tv Channel me kënaqësi mbylli një proçes transparent dhe tepër të suksesshëm për këtë ekran.

No comments:

Post a Comment