27 June 2013

Doreheqja e Berishes


Dorëheqja e kryeministrit Sali Berisha nga të gjitha funskionet në PD  ditën e djeshme, shihet nga qytetarët gjirokastritë  si diçka  pozitive , pasojë e vullnetit  të popullit  dhe rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit .Për qytetarët ,të pyetur nga Tv Channel 7,deklarata e kryeministrit vërtetoi se Shqipëria ka politikanë, por që janë të vonuar në veprimet e tyre .
“Ishte një dorëheqje e drejtë ,e mençur ,por mbi të gjitha  ishte e detyruar”,shprehen ata.Njohja e rezultateve të zgjedhjeve nga humbësi ishte një lëvizje që pritej me ankth nga çdo shqiptar por edhe ndërkombëtarët, pasi nëse humbësi nuk do të njihte rezultatin atëhere trazirat ishin të pashmangshme. Dorëheqja e liderit të së djathtës dhe marrja e të gjitha përgjegjësive është shenja e parë e një pjekurie të politikës shqiptare.

No comments:

Post a Comment