17 May 2013

Votuesit te lodhur nga politika


Kampet politike në vend kane ndezur tashmë motorrët e fushatës elektorale  të 23 Qershorit, me objektivin kush të premtojë më shumë për të marrë rreth vetes më shumë elektorat. Në fakt votuesit,ata që kaq shumë nevojë kanë politikanë dhe politika këtë periudhë janë mjaft të lodhur,shumica prej tyre nuk pranon të flasë nesë bëhet fjalë për politikë,aq sa politika cilësohët si sëmundje. Ndërsa ata pak që preferojnë të flasin shprehen
të zhgënjyer nga të gjitha kampet. Janë të njëjtat premtime prej 22 vjetësh që nuk ndryshojnë dhe nuk marrin zgjidhje drita,rrugë, ujë dhe vende puneQarku i Gjirokastrës do të çojë në  parlamentin Shqiptar 5-deputetë ,ndërkohë që ka 123221 votues. Shumica prej tyre nuk besojnë te vota ,nga ana tjetër nuk besojnë edhe tek një e ardhme më e mirë pasi prej vitesh vuajnë të njëjtat probleme. Cili është motivi që duhet të gjejnë politika dhe politikanët për të bindur Shqiptarët? Si mund të bëhen më të besueshëm kur në fakt shumicës prej tyrë tashmë u ka dalë boja? Janë pyetjë që ndoshta 24 Qershori do tu japë pergjigje.

No comments:

Post a Comment