Fushata elektorale e zgjëdhjeve të 23 Qershorit ka shtuar edhe temperaturën elektorale në të gjithë vendin. Si shkak incidentet mbeten të mundshme në çdo kamp politik. Për këtë Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka hartuar tashmë një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe të qetësisë publike para ,gjatë dhe pas proçesit zgjedhor. Zëdhënësi i policisë të Qarkut Gjirokastër Gentian Mullai , thotë për mikrofonin e televizionit Channel 7 ,se policia është angazhuar
plotësisht për garantimin e një klime sigurie në të gjitha mitingjet ,zyrat elektorale duke ruajtur paanshmërinë e saj si një institucion i depolitizuar.Gjithashtu u bën thirrje subjekteve elektorale të njoftojnë këtë drejtori për çdo aktivitet që do të zhvillojnë .Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër ,perveç agazhimit dhe masave të marra për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike të aktiviteteve elektorale në periudhën zgjedhore ,ka marrë masa dhe për parandalimin e veprimatarive kriminale dhe sigurimin e banorëvë të qarkut .Ndërkohë në 23 Qershor çdo qendër votimi në nisje dhe gjatë proçesit të votimit do të jetë e monitoruar nga forcat e rendit. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se edhe pse situata është paraqitur e qetë incidentet nuk kanë munguar.
No comments:
Post a Comment