03 May 2013

3 Maj, Dita Boterore e Medias


Prej 20 vitesh data 3 maj kujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në këtë ditë i bëhet jehonë parimeve themelore të lirisë së shtypit, për t`i vlerësuar ato në mbarë botën, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët, të cilët kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit. Vitet e fundit nocioni i Gazetarise se lire
e te pavarur eshte lidhur ngushte me interesat politike dhe per kete gazetaret kthehen shpesh per ineresa te vogla ekonimike te varur nga politika Kjo është një datë që inkurajon dhe zhvillon iniciativa në favor të lirisë së shtypit, dhe për të vlerësuar gjendjen e lirisë së shtypit në mbarë botën. 3 maji shërben si një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe është edhe një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave rreth çështjeve të lirisë së shtypit dhe të etikës profesionale. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është gjithashtu një ditë përkujtimore për kujtimin e gazetarëve që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre. 3 maji u shpall Dita Botërore e Lirisë së Shtypit prej vitit 1993, pas një rekomandimi të përshtatur në seancën e njëzet e gjashtë të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991.

No comments:

Post a Comment