02 May 2013

Zyrtarizohet lista e qarkut Gjirokaster


Qarku  i Tiranes duket se do te jete i fundit qe te permbyllet,per shkak te kandidatve te shumte ,por edhe problematikes qe kjo liste  permban ,pasi gara do te jete e ashper per te garantuar nje diference mes dy koalicioneve .Vetem pas mbledhjes se Kryesise do te dime perfundimisht nese Edi Rama do te kandidoje ne qarkun e Vlores ,per te cilen mundesite jane te shumta ,apo ne Tirane .Por burime prane PS nuk e mohojne edhe mundesine e moskandidimit te tij ne keto zgjedhje .Kjo dhe duke u nisur nga nje deklarate e tij e bere pak kohe me pare
,kur ka thene se”une ne Parlament do te jem si Kryeminister”.Lista e Vlores ,pas Rames,vijon me deputetet aktuale Leskaj ,Malaj ,Toci ,Deda e Xhuvani.Pritet qe pjese e listes se Vlores te behet dhe ish-prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollakuu,ndersa duket se jashte kesaj liste do te mbetet deputeti Arben Ahmetaj dhe vijon me ish-ministrin e Financave ,Anastas Angjeli,sekretari per Rinine dhe Emigracionin ,Erion Veliaj dhe nga biznesmeni Vladimir Kosta.Veliaj ,i cili u agazhua per pak kohe ne qarkun e Korces ,duket se nuk u mireprit ne kete qark.Perfundimisht ai eshte vendosur ne qarkun e Gjirokastres ,nga i cili Arta Dade eshte transferuar ne listat e Tiranes ,madje ne Njesine Nr.5 te saj.Ndersa nga Tepelena ka levizur dhe profesor Ethem Ruka ,i cili kishte kohe qe punonte ne kete rreth.Tashme dihen te plote emrat e kandidateve socialiste qe do te kandidojne ne qarkun e Shkodres,i cili kryesohet nga deputeti aktual Tom Doshi e qe vijon me profesoreshen Mimoza Hazifi,Paulin Sterkajn ,kreun e PS se ketij qyteti Namik Kopliku .Po ashtu edhe qarku i Elbasanit nuk solli surpriza ,pervec emrit te Musa Ulqinit ,qe do kandidoje ne zonen e Cerrikut e Belshit.Jashte liste ne kete qark mbeten Shega Ligori ,Agim Leka dhe Skender Hasa ,ndersa Ilir Betja mbetet ende ne diskutim per vendin e tete ne liste .Qarku i Beratit eshte po ashtu i zyrtarizuar tashme .Lista kryhesohet nga Eduar Shalsi ,i cili eshte derguar ne kete qark vetem pak dite me pare,i ndjekur nga deputeti aktual Fidel Ylli ,Ermonela Felaj e me pas mjeku Eduard  Bejko dhe drejtori i Ujesjellesit te Bashkise ,Stavri Ceca .Jashte liste duket se mbetet deputeti Marko Bello ,ndersa kryesuesi i  Beratit  ne vitin 2009 ,nenkryetari i Grupit Parlamentar Erjon Brace ,mund te jete pjese e listes se Tiranes ,ose ta refuzoje perfundimisht kandidimin .Lista e kandidateve te Korces duket se ka me shume vendallinj se sa te ardhur ne zonen e sigurt.Lista kryhesohet nga Pandeli Majko dhe vijon me kryetaren e gruas ,Olta Xhacka ,por ka ne perberje te saj dhe deputetin e qarkut te Fierit,Bashkim Fino.Ne perberje te kesaj liste jane dy kryetare te PS ,ai i Korces ,Ilir Pendavinji dhe ai i Pogradcit ,Ilir Xhangolli.Me e paqarte duket lista e Durresit dhe e Fierit,dy qarqe qe percaktojne dhe fituesin e zgjedhjeve .Lista e Fierit mbetet e paplotesuar,kryhesohet nga Gramoz Ruci ,por ne perberje te saj edhe dhe deputetja Eglantina Gjermeni,e cila ne vitin 2009 u zgjodh ne Njesine Nr.5 ne Tirane ,ishte e deleguar ne qarkun e Durresit ,e angazhuar per rrethin e krujes dhe kandidohet ne qarkun e Fierit.Nga qarku i Fierit duket se nuk do kandidoje Arben Cuko ,por dhe Anduel Xhindi.

No comments:

Post a Comment