13 September 2014

Pranga doganiereve e tregetarit

                                                                               

Dy doganier kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2014” u arrestuan dy doganierët e pikes kufitare të Kakvijës, përkatësisht Redi Karalli,Ndricim Stojku dhe tregtari Dritan Islamaj. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në Qafën e Muzinës, pasi u bllokua mjeti tip “Benz”, me targa AA754AZ, në të cilin kishte një sasi mallrash ushqimore që kapnin vlerat e disa mijëra eurove, të cilave nuk u ishte paguar detyrimi doganor. Sipas informacioneve, mësohet se është bërë e mundur dhe sekuestrimi i një sasi kafeje, e cila do të tregtohej në Sarandë.

No comments:

Post a Comment