13 September 2014

Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në Gjirokastër

                                                                                     
8 Familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike në bashkinë e Gjirokastrës por jo se tashmë mund të qendrojnë ekonomikisht të pavarura nga ndihma ekonomike por për faktin se nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentat e nevojshme. Ndërkohë 3 familje të reja i janë shtuar kësaj liste.
Sipas zyrës së trajtimit me ndihmë ekonomike pranë kësaj bashkië gjatë muajit gusht u paraqitën për ndihmë ekonomike dhe dorëzuan dokumentat përkatëse në kohë 271 familje që do të trajtohen me 100 % të vlerës, gjithashtu po me të njëjtën vlerë trajtohen edhe 232 persona invalid, 89 persona të verbër, 21 paraplegjik si dhe trajtohen me shtesë mbi pensionin e invaliditetit 631 persona invalidë në punë. I vetmi ndryshim në trajtimin me ndihmë ekonomike të familjeve në nevojë është fakti që të drejtën e tërheqjes së shumës e ka bashkëshortja. Ndërkohë që tendenca për tu shtuar këto familje shihet në rritje edhe për faktin se rikthimi i emigrantëve në vendin e tyre pa patur një mundësi punësimi i ka detyruar të renditen në familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike .

No comments:

Post a Comment