11 September 2014

Toponimet dhe pagesa e dokumentave



Në një njoftim për shtyp pak ditë më parë Ministria e Brendshme njoftoi se ka nisur puna për konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara në mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “vendlindja” në dokumentat e lëshuara nga Shërbimi i gjendjes civile për përdorim nga autoritet e huaja. Gjithashtu ministria u bëri thirrje emigrantëve të cilët kanë problem me toponimet të nisin aplikimet për dokumentat e reja të identifikimit. Cështja është se kush duhet ta paguajë faturën e pajisjes me dokumentat e reja të identifikimit të cilat kanë pasur problem me toponimet dhe kjo jo për faj të emigrantëve.
Avokati i popullit Igli Totozani nga Komuna e Dropullit të Sipërm në Gjirokastër tha se kjo faturë duhet të paguhet nga firma që prodhon mjetet e identifikimit dhe jo nga qytetarët.Ndryshimet në regjistrat e gjendjes civile pritet të përfundojnë në Tetor 2014 dhe cdo person i interesuar mund të nisë aplikimet për dokumentin e ri të identifikimit. Toponimet u kthyen në makthin e emigrantëve shqiptarë kryesisht për fëmijët e lindur jashtë Shqiperië, vendlindja e të cilëve ishte shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe jo në bazë të regullave ndërkombëtare. Deklarata e ministrisë për nisjen e punës për ndryshimet e duhura është mikpritur nga emigrantët pavaresisht nga kostoja që duhet të paguajnë.

No comments:

Post a Comment