05 December 2013

BANORET E FSHATIT KALIVAÇ PA UJE


Banorët e fshatit Kalivac të Tepelenës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej shumë kohësh . Shkak për këtë është bërë shkatërrimi i pompave të vaditjes dhe furnizmit me ujë nga firma  "Begetti" që po kryen punimet në HEC-in e Kalivacit.Banorët akuzojnë  këtë firmë e cila që prej 13 vjetësh operimi në këtë fshat nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për të rregulluar problemin e ujit të pijshëm, nje klauzole kjo që egziston edhe ne kontraten e kesaj firme që në momentin që nisi punimet në Kalivac. Mungesën e ujti të pijshëm banorët e fshatit Kalivac e kanë zgjidhur me krijimin e një pusi që shërben  si i vetmi  burim uji për fshatin duke furnizuar 100 familje.Mungesa e filtrimit dhe kushteve higjeno-sanitarenë në këtë pus  ka bërë që shumë prej banoeve të jenë të infektuar nga  infeksione të ndryshme .Firma "Begeti" mbart mbi vete shumë akuza nga banoret e fshatit kalivac duke nisur edhe nga mos pagesa e punëtorëve për të përfunduar edhe ne demtimin e tubacoioneve të ujit të pijshem në këtë zonë.

No comments:

Post a Comment