28 October 2013

AK: Dorezon kallezim penal ne polici


Aleanca Kuq e Zi ka depozituar në Policinë e Gjirokastrës rreth orës 10:30  një kallëzim penal ndaj organizatorëve dhe pjesmarrësve të ceremonisë antishqiptare të zhvilluar në Këlcyrë te Përmetit dhe Bularat të Gjirokastrës, në kuadër të fëstës greke "OXI". Antëarët e Aleancës Kuq e Zi  me flamuj në duar përpara komisaritit të drejtorisë së policisë së Qarkut Gjirokaster deklaruan se është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes ndër etnike dhe urrejtjes ndër fetare si dhe janë vënë në shërbim të shtetve të huaja. Po sipas tyre në këto festime janë hedhur mesazhe që kërkojnë tjetërsim territori duke cenuar rëndë integritetin territorial të Republikës se Shqipërisë. AK i bën thirrje institucioneve shqiptare të sigurisë, policisë së shtetit dhe prokurorisë të cojë përpara ligjit cdo individ apo institucion të cilat nxisin urrejtjen ndër etnike dhe fetare. Festa e "Jo"-së në Greqi, e cila njihet si dita kur u shënua fillimi i luftës italo-greke për cdo vit në Këlcyrë të Përmetit dhe Bularat të Gjirokastrës nderohet kjo ditë madje edhe me figura politike që vijnë nga Greqia, dhe jo vetëm familjare të të rënëve në këtë luftë.

No comments:

Post a Comment