Mbremjen e se enjtes uli siparin e vete festa e folklorit "Fest Argjiro 2013" Nata e 3te nga organizatoret ishte konceptuar si nje buqete e perzgjedhur me interpretimet me te mira te dy neteve te festivalit. Ne Gjirokaster edicioni i 4-ter i Fest Argjiro 2013" pruri Jehonen e Dukagjinit,Kline Kosove,Lidhjen e Prizerenit,Gostivar Maqedoni, Folk Dans esembly Sofie Bullgari, e gjithashtu Grupi artistik ,nga Poloni, Kroacia, Janina e Italia .
Ne te 3-a netet folkori i perzgjedhur i zbritur ne kete skene tregonte per nje fanatizem te ruajtjes se tradites te cdo populli. Ne fund te kesaj feste bashkia e qytetit nderoi me certifikata vleresimi te gjithe pjemarresit.Kryetari bashkise se Gjirokastres nuk haroi te ftonte artistet ne Fest Argjiro 2014,ne edicionin e 5-ste te kesaj tradite te nisur tashme. Kjo feste konfirmoi edhe nje here se Gjirokastra eshte sofra e duhur e foklorit.
No comments:
Post a Comment