18 March 2015

Qëllohet gjatë natës patrulla e policisë, FNSH zbarkon në Lazarat



4 persona të armatosur nga fshati Lazarat kanë qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme ndaj postobllokut të policisë së  Gjirokastër në këtë fshat. Nga te shtenat e armeve dushohet se eshte plagosur shefi I anyikrimit ne Drejtorine e Polisise Gjirokaster edhe pse ky lajm nuk behet I ditur zyrtarisht.
Burime nga policia locale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur na lagjen “Lënxatë” kur 4 shtetasit nga Lazarati të cilët ishin duke lëvizur me një automjet I tipit Mitsubish me targa fallco nuk I janë përgjigjur thirrjes  së policisë për të ndaluar. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe në këtë moment 4 shtetasit e armatosur kanë hapur zjarrë ndaj forcave të policisë dhe më pas kanë braktisur automjetin dhe janë futut në brendësi të fshatit. Duke marrë shkasë nga kjo ngjarje mësohet se pesë grupe të Forcave Speciale dhe RENEA të ardhura nga Tirana së bashku me efektivë të policisë së Gjirokastrës kanë zbarkuar në Lazarat ndërsa po kryhet kontrolli i imtësishëm i të gjithë territorit të fshatit për të identifikuar dhe gjetur autorët e kësaj ngjarjeje.Në Gjirokastër ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se  automjeti është sekuestruar  në cilësinë e provës materiale, ndrëkohë gjatë kontrollit në brendësi të tij policia ka gjetur një armë zjarri, nje fenelinë policie, gëzhoja si dhe një automatikë me fishekë në gojë që është gjetur në afërsi të automjetit. Aktualisht vijojnë hetimet për kapjen e 4 personave  të identifikuar tashmë nga policia por për arsye hetimi indetiteti I tyre ende nuk bëhet I ditur. Ky fshat prej kohësh është bërë objekt i aksioneve të policisë për arrestimin e personave të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në Lazarat prej 9 muajsh vepron edhe një postë policie, e cila merr përsipër mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë.Ky incident vjen nëntë muaj pas aksionittë aksionit të qershorit në vitin 2014 për asgjësimin e çdo rrënje kanabisi, aksion që   shenoi ndërhyrjen e pare të policisë në "republikën e drogës".


1 comment:

  1. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete