05 September 2014

Ujesjellesi ne Tepelene e Memaliaj ne kolaps



Ndermarrja e ujesjelles kanalizimeve per qytetin e Tepelenes dhe Memaliaj gjendet ne kolaps. Mos pagesa ne mase e faturave te ujit jo vetem nga familjare por edhe nga institucione shtetore e ka cuar kete ndermarrje ne faliment te plote. Si ndermarrje Sh.a me vetadministrim ajo aktualisht nuk eshte ne gjendje te paguaj as pagat e punonjesve .
Institucione si Burgu, Bashkia e Tepelenes dhe Memaliaj ,Spitali ,shkollat etj prej vitesh po akumulojne nje borxh maramendes kundrejt kesaj ndermarrje. Arben Kacori drejtori i kesaj ndermarrje ben me dije se jane dhe rreth 300 familje debitore prej vitesh qe nuk e paguajne faturen e ujit te pijshem kryesisht ne qytetin e Memaliajt.I pafuqishem perball ketij problemi Kacori kerkon ndihmen e shtetit.Kembanat e alarmit ne kete ndermarrje kane rene prej vitesh pasi borxhet e akumualuara nga viti ne vit po shtohen dhe institucionet shteteore mjaftohen me faktin se nuk kane fonde te mjaftueshme per te paguar borxhin. Nga ana tjeter ndermarrja jo vetem qe nuk paguan dot pagat e punonjesve por nuk mundet te beje as investimet e nevojshme ne rrjet apo qofte edhe klorinizimin e ujit, cka do te te thote se nese nuk nderhyet nga shteti per ta stabilizuar kete situate atehere permasat e ketij problemi mund te shendrohen te frikshme.

No comments:

Post a Comment