04 September 2014

Dhuna ne familje nuk ndalet



Pretendojmë të bëhemi pjesë e familjes Europiane por nuk jemi në gjëndje të ndalim dhunën në familje. Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka vënë në pranga një 67 vjecar nga Gjirokastra i cili për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht mbi bashkëshorten e vet.
Kjo e fundit pasi është kanosur me jetë me anë të thikës dhe një drapëri të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia në cilesinë e provës materiale vendosi të denoncoi të shoqin në polici. Vetëm pak ditë më parë nëna e dy fëmijeve të mitur nga Tepelena qe rrahur barbarisht nga xhaxhai i bashkeshortit dhe kerkonte ndihmen e ministrit Tahiri pasi gjykata e kishte lënë të lirë dhunuesin e saj. Gjatë vitit 2013 në Shqipëri humbën jetën 11 gra si shkak i dhunës në familje. Nëse i hedhim një sy statistikave ato janë të frikshme. I vetëm fakt pozitiv është fakti se tashmë dhuna denoncohet nuk mbahet brenda mureve të shtëpisë . Më konkretisht, në vitin 2008, ka pasur 822 denoncime për dhunë në familje dhe për 377 prej tyre gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtje. Por vit pas viti numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën që ushtrohet mbi ta, brenda në familje, thuajse është trefishuar. Kështu në fund të vitit 2012, plot 2.526 gra kanë denoncuar në polici dhunën që ushtrohet ndaj tyre, ndërsa gjykata ka lëshuar plot 1.526 urdhra mbrojtje për ta.Dramatike janë edhe shifrat sa i përket humbjes së jetës së grave nga dhuna që është ushtruar mbi ta, nga një pjesëtar i familjes, që thuajse në të gjitha rastet ka qenë bashkëshorti ose ish bashkëshorti. Kështu viti 2012 është mbyllur me një bilanc prej 13 viktimash gra, nga dhuna në familje, ndërsa për vitin 2013, deri më sot, janë shënuar plot 11 viktima femra nga dhuna në familje.

No comments:

Post a Comment