10 September 2014

Çelet panairi i kulinarise, ”Aromë tradite në Butrint”

                                                                             

Në kalanë veneciane të qytetit antik te Butrintit, atje ku përmbyllet rregullisht guida turistike e çdo vizitori , u zhvillua këtë fundjavë panairi I kulinarisw ”Aromë tradite në Butrint”, një aktivitet i iniciuar nga AJMMI (Agjencia Jonianë e Mjedisit, Medias dhe Informacionit”, në kuadër të projektit të mbështetur nga PPNEA ( Shoqata për Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri).
Në panair mund të gjeje dhe shijoje gatime tradicionale të çdo krahine të jugut, që nga zona e Çamërisë e deri në Dropull, madje nuk ka munguar as petaniku i Labërisë, e bakllavaja të gatuara nga vet amvista e komunitett të Ksamilit, të cilat vijnë nga nga krahina të ndryshme të Shqipërisë pasi Ksamili kështu është, një ndërthurje krahinash, Komunitetesh dhe kulturash. Grupe turistësh të huaj, anglezë, çekë, polakë, rusë, hungarezë etj, që u ndodhën në qytetin antik të Butrintit, në përfundim të guidës së tyre kanë vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe arkeologjike që Parku i Butrintit, por edhe gatimet tradicionale të gatuara nga duart e amvisave shqiptare. Panairi duket se e ka përmbushur misionin e tij atë të promovimit të resulseve të panjohura për tursitët e huaj sic është edhe kultura e kulinarisë shprehet organizatori i këtij panairi Shkelqim Hajno.Përfaqësuesit i zyrës së koordinimit në Parkun Kombëtar të Butrintit theksoi se ndonëse sezoni turistikë është në mbyllje, aktivitetet të ngjashme me “Aromë Tradite në Butrint” do të zhvillohen edhe në të ardhmen pasi vizitorët vendas dhe të huaj kanë nevojë edhe për këtë vlerë tradite.

No comments:

Post a Comment