16 September 2014

Ngjarjet e bujshme



Ngjarjet e bujshme te javëve të fundit si dasma e ministrit Veliaj dhe Vjedhja e Bankës së Shqipërisë e shoqëruar me arresitimin e guvernatorit Fullani dhe më pas lirimin e tij e ka bërë edhe më të ndjeshëm komunitetitin të cilët ngjarjet e fundit i quajnë një tallje me varferinë e tyrë përball babëzisë së pushtetit. Tv channel 7 zgjodhi të pyesë qytetarët e thjeshtë për t'u njohur me mendimin e tyre dhe cuditërisht nuk nguronin të flisnin dhe as të shprehnin zemërimin e tyre.Edhe pse ministri Veliaj zgjodhi nje media qëndrore për te sqaruar bujën e madhe për shpenzimet maramendëse të dasmës se tij duket se opinioni publik është i pakënaqur. E njëjta shije ështe edhe për guvernatorin Fullani i cili u la në arrest shtëpie ndryshe nga  Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi e cila gjithashtu akuzohet për shpërdorim detyre u la në burg nga gjykata. Cka të bën të besosh se drejtësia ka dy peshore dhe jo të gjithë janë të barabartë.

No comments:

Post a Comment