18 September 2014

Gjirokastra 70 vjet liri



Festa e clirmit të qytetit të Gjirokastrës nisi e ngjashme si 70 vjet më parë. Me festën e fitores me brohorima e partizanë të dikurshëm që arritën t’i sillnin lirinë, të 482 dëshmorëve të qytetit të gurtë ishin shpirtërisht prezentë edhe sot në paradën që u bë në nder të tyre. Për të nderuar të rënët e lirisë nuk munguan as deputetët e Gjirokastrës Erjon Veliaj, Vangjel Tavo dhe Arben Ahmetaj. Edhe në këtë ceremony kreu i bashkisë së qytetit të gurtë Flamur Bime shprehu mirënjohje për të gjithë luftëtarët e lirisë që dhanë jetën për clirimin e vendit, duke theksuar se ata duhen nderuar dhe përjetësuar cdo ditë.Ta festojmë këtë ditë clirimi si ditë të rilindjes së vendit, si një ditë nderimi në shenjë të sakrificës së dëshmorëve që dhanë gjakun e tyre për liri u shpreh deputeti Arben Ahmetaj në fjalën e tij. Sipas tij kjo ditë duhet të kujtohet cdo ditë e të jetë themel për cdo qytetarë shqiptarë.Si ish veteran edhe ish presidenti Alfred Moisiu shprehu nderim dhe mirënjohje për të rënët e lirisë në qytetin e gurtë.

No comments:

Post a Comment