15 September 2014

Shkolla 9 vjecare “Shyqo Sinani” bojkoton mesimin



Dita e parë e shkollës për nëxënësit e shkollës 9- vjecare “Shyqo Sinani” në Picar të Gjirokastrës ka nisur me bojkot te mësimit. Nxënësit e klasave të 7-të, 8-të dhe 9-të të kësaj shkolle kanë braktisur mësimin në shenjë proteste për të rikthyer në punë  mësuesen e gjuhës shqipe pasi sipas tyre u hiqet nje mesuese e pergatitur me experience pune.Nga ana tjetër dita e pare e shkolles keta nxenes i gjen ne kushte qe lënë shumë për të dëshiruar.
Dritare të thyera, tualete të kycura për shkak të mos funksionalitetit të tyre si dhe fasade e godinës në gjendje të mjerushme. Me pak fjale asnje investim qofte edhe per fasade si shkak i nisjes se vitit te ri shkollor. Sipas kreut të komunës Picar z Beqir Gjika që prej 2 Majit te ketij viti është bllokuar thesari për këtë komunë duke e bërë të pa mundur ndërhyrjen në këtë shkollë. Po sipas tij një tjetër problem shqetësues është mungesa e ngrohjes në shkollën “Shyqo Sinani” ku me shumë ngjasa edhe këtë vit nxënësit do të rrinë pa ngrohje. Ne cdo nisje te nje viti te ri shkollor nga autoritet perkatese si pushteti vendor dhe Drejtoria Arsimore Rajonale behet bilanci dhe merren masa per nje nisje te mbare ne kushte optimale te procesit mesimor me ambientet e duhura ,me bazen materiale te nevojshme si dhe me stafin mesimor. Nderkohe me pamjet dhe gjendjen  qe ofron shkolla 9-vjecare “Shyqo Sinani” ne Picar te Gjirokastres duket se eshte lene në harresë.

No comments:

Post a Comment