01 September 2014

Drejtori i Policisë në Qarkun e Gjirokastrës : Iken Cako vjen Skenderaj



Haki Çako, Drejtori i Policisë në Qarkun e Gjirokastrës nuk do të jetë më në këtë detyrë. Ai është emëruar në një pozicion të ri, Zëvendësdrejor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Hetimin Kundër Krimit.Çako drejtoi policinë e qarkut të Gjirokastrës për gati një vit, ndërkohë që asistoi edhe në operacionin e Lazaratit. Burime kofidenciale bëjnë me dije se do të jetë Kastriot Skënderaj, drejtori i ri i policise se qarkut Gjirokaster i cili ka drejtuar deri dje policinë e qarkut Vlorë.

No comments:

Post a Comment