04 September 2014

Rikonstruksioni i kalldremit ne Lagjen Varrosh

                                                                                          
Puna në rikonstruksionin e kalldrëmeve karakteristike të qytetit të gurtë të Gjirokastrës po ecen kënaqshëm dhe shpesh janë duke u inspektuar nga afër nga bashkia e qytetit për të parë cilësinë e punimeve që shpesh vihet në diskutim. Punimet në lagjen “Varrosh” një lagje karakteristike  vijojnë me rrugicën që të con tek shtëpia e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare një rrugicë që dikur ka qenë me balte, kjo rrugice lidh lagjen “Varrosh” me shtëpinë e shkrimtrit me shkollën “Urani Rumbo” si dhe me muzeun etnografik.
I gjithë ky aks po kthehet në kalldrëm me gurë të zi si pjesë e traditës. Sipas nënkryetarit të bashkisë Gjirokastër Vangjel Muco i gjithë ky segment në tender u ofrua me një vlerë prej 37 milionë lekë të reja por firma fituese pranoi ti kryej këto punime me një vlerë prej 27 milionë lekë . Janë disa ndryshime që pëson kalldrëmi në një sipërfaqe prej 3000 m2 ,element kryesor është heqja e gurit të bardhë dhe të rëshqitshëm dhe zëvendësimi në total me gurin e zi pasi në një mot të keq lehtëson levizjen e mjeteve në këtë segment. Gjithashtu investimi parashikon dhe rehabilitimin e kanaleve të ujrave të zeza dhe të bardha, si dhe përmirësin total të ndricimit i cili në vite në këtë aks ka qenë gati inegzistent.Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga moti i keq i pak ditëve më parë puna nuk është ndalur në këtë segment dhe cdo ditë dëgjon cekicin e gurëgdhëndësve të cilët vijojnë punën për rikthimin e kalldrëmeve Gjirokastrës . Gjirokastra identifikohet me kalldrëmet karakteristike dhe mos egzistenca e tyre do të thotë ti heqesh këtij qyteti zemrën e tij. Për këtë arsye investimi në kalldrëme dhe jo më në rrugë me beton po mirepritet edhe nga vetë gjirokastritët të cilët kërkojnë rikthimin e qytetit të dikurshëm i cili në cdo cm paraqiste vlera të padiskutueshme dhe ruhej me fanatizëm . Shmangia e rrënimit shihet me shpresë.

No comments:

Post a Comment