11 July 2014

Rinis mirembajtja e kalldremeve

                                                                                 
 Pas  me shume se 23  vitesh rikthehet puna per ndertimin  e kaldremeve tradicionale  ne Gjirokaster. Kjo  realizohet fale nje projekti qe bashkia e qytetit fitoi ne nje konkurim  nga fondet  " Per zhvillimin  e rajoneve " me qellim  permiresimin  e infrastruktures rrugore ne qendren historike te qytetit.  ne fillimet e tij  projekti kapte vleren  e 37 milion lekeve te reja  nderkohe qe mbas tenderimit vlera per realizimn e tij  ra ne 27 milion leke te reja.Sipas  ing. Vangjel Muços   nenkryetar i bashkise se  Gjirokastres   ky projekt  perfshin  rrugen  e  lagjes   "Varrosh " , segmentin  e  kalldremit qe te çon drejt  shtepise  se  shkrimtarit  Ismail Kadare  dhe veshjen  me pllaka te  " Sokakut te te marreve  ".
Ne preventivin e punimeve teketijprojekti sipas  tij  jane  parashtruar te gjitha elementet qe i pergjigjen tradites se  veshjeve te rrugeve karakteristike  te qytetit siç  eshte kalldremi.Per mungese fondsh nje pjese e kalldremeve  te qytetit te Gjirokastres  qe  kane pasur nevoje per  riparim,  jane veshur me beton.Procesi  i punes edhe ne kalldremin  qe te çon drejt  shtepise se  Kadarese ka nisur pikerisht me thyerjen  e  betonit dhe  nxjerrjen e gureve te kalldremit te mbuluara prej tij.  Siperfaqja  qe do te shtrohet me kalldrem  neketesegment shkon  ne 950 meter ktror nderkohe qe 750  meter katror  do te jee e shtruar me pllake  guri  te zi te cilat perdoren ne shtrimin  e avllive te shtepive Gjirokaster. . Elemente shtese  ne punimet e kalldremit  eshte  edhe vendosja e  500  metrave linear  tubosh per menaxhimin  e ujrave te shiut  dhe vendosjen e 13  ndriçuesve.  Ndertimi ii kesaj infrastrukture sipas  Muços do telehtesoje jo vetem  banoret qe banojne ne keto  lagje por edhe vizitorete  huaj te cilet   vizitojne muzeun  Etnografik te qytetit apo shtepine  e shkrimtarit te njohur Ismail Kadare.Esat  Dvorani eshte  nje nga  mjeshtrit i cili punon per ndertimin e  kalldremit  qe teçon drejt  shtepise  se  Kadarese. Ai ka punuar ne kalldremet e Kalsa se  Beratit dhe  punen  e ka nisur qysh ne moshen  15  vjeçare. Sipas tij ndertimii kalldremit  kerkon  mjeshteri  te  veçante  dhe eshte e domosdoshme per qytetet  muze si  Gjirokastra.Ndertimi i kalldremit ne kete segment rrugor  sigurisht qe lidhet me shtepine e shkrimtarit  te  njohur Ismail Kadare  e  cila  eshte e  kerkuar nga vizitore  vendas  dhe te huaj.  Por  a  do te perfundoje   se ndertuari  ajo, apo  edhe pas  perfundimit te kalldremit  vizitoret do ta gjejne me porte  e dritare te mbyllura  siç  eshte ajo sot ?Eftiqia  Çati    banore e lagjes Varrosh pohon  se ndjehet e  kenaqur  per fillimin  e ndertimit te kalldremit  dhe  shpesh ka shoqeruar turise  te huaj drejt  shtepise  se  Kadarese  te cilet jane  shprehur  te pakenaqur    jo  vetem  per gjendjen  e  rruges,  por  edhe  per  shtepine  e shkrimtarit te  madh  ndertimi i se ciles ka mbetur ne mes per arsye shpronesimi te  nje objekti qe ndodhet  prane dhe qe dikur kaqene nefunksion  te saj.

No comments:

Post a Comment