15 July 2014

Gjirokastra 9 vjet ne UNESKO

                                                                   

Gjirokastra në këtë mes Korriku shënon plot 9 vite si pasuri botërore. Me këtë rast bashkia koncpetoi disa aktivitete duke përfshirë inagurimin e nisjes së punimeve në kalldrëmin e rrugës që të con drejt shtëpisë së kadaresë ku pas gati 23 vitesh rikthehet vemendja tek kalldremet e mbuluara deri tani me beston  si dhe inagurimin e zyrës turistike në qëndër të sheshit te Cercizit. Pjesë e këtyre festimeve ka qenë edhe rituali i kafesë si dhe një mini panair me element tradite.
Gjirokastra hyri në listën e Trashëgimisë Botërore, pikërisht në vitin 2005. ajo është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore sipas kriterit që përbën një dëshmi unike të një tradite kulturore të jetës, në shek 14-19. Por , 9 vjet nga përfshirja nën mbrojtjen e UNESCO-s, Gjirokastra  vazhdon të jetë në rrezik Raportet e fundit të komisionit të Venecias pranë UNESCO-s theksojnë se shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen e tyre si shkak i restaurimeve jo në bazë të standardeve apo tradites gjirokastrite. Aktualisht ne qytetin e gurte jane  57 godina karakteristike qe kane nevoje për ndërhyrje urgjente, ndërsa një tjetër problem sipas specialisteve mbeten 240 ndërtime pa leje .

No comments:

Post a Comment