31 July 2014

50 vjetori i Raftingut te pare ne lumin Vjose




Nje udhetim i veshtire ku " herronje e tij " ndalohen  nga populli vigjilent  ne  Mifol  dhe perfundojne  te shoqeruar  si Diversante  ne Degen  e puneve te brendeshme ne Fier.Gjithkush do te mbetej i  befasuar kur  sheh dy 74  vjeçare  qe  here pas here ndalojne dhe shohin  ujrat e lumit Vjose, lumit me  te rrembyer dhe me te palundrueshem  ne  Shqiperi. Te jete thjesht  nje kuriozitet mbi  " virgjerine " e  natyres,   apo kontakti per here  te pare me nje pejsazh magjepses  qe lidhet me ujin  e kristalte te Vjoses ne muajin Korrik dhe  bukurine e kanionit  ne te cilen ajo gjarperon.
Ne fakt eshte diçka qe sot me shume qarkullon si legjende megjithse heronjte  e legjendes si ralle here  ne kete rast   jane  jo  vetem reale,  por edhe  te  gjalle. Ata jane  Raq  Paskal dhe Gjon Baldini   te cilet 50 vite me pare  realizuan  raftingun e pare ne ujrat e lumit Vjose jo  me Kanoe,  as Barke  por  me  nje  Trap  qe  skishte  veçse  10  trare  nga  6 metra te gjate. Raqi eshte nje personazh i njohur ne jug  nderkohe qe miku i tij pas  50 vitesh  vjen nga Italia   perseri  ne qytetin  e Permetit  nga nisi  rrugetimi mbi  ujrat e rrezikshem te lumit qe kishte marre shume jete njerezish. Te pakte jane  ata  qe e dine historine  apo aventuren e ketij  udhetimi,  pasi shtypi i kohes sipas Raqit nuk e pasqyroi  kete ngjarje, nderkohe qe kerkesa  ndaj   Kinostudios  Shqiptare per ta filmuar  ate  u shoqerua me mosbesim prej tyre. Ishte  koha e diktatures dhe leja per kete  lundrim te rrezikshem u mor ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures.Kjo ngjarje  ka  si kornize  kohore diktaturen,  pasojat e se ciles mbeten te gdhendura  ne  kete aktivitet qe per kohen  kur  u be ishte   i vetmi, nderkohe qe per kohen tone  mbetet i pabesueshem.  Si  kujtim i asaj dite Korriku  te  vitit 1964  ka mbetur vetem nje foto pasi   diktatura nuk mund te lejonte  qe  te fotografohej ura e Permetit, nje  objekt  ky  strategjik.Me qindra qytetare Permetare  u  bene deshmitare te ketij udhetimi  i cili  u  shoqerua  me dy rreziqe  qysh ne hapat e pare te tij.  Permbysja e Trapit tek guri i qytetit dhe  kalimi  i nje guve  aty ku lumi eshte perballe fshatit Kosine.Raq  Paskal  pas  50 vitesh ne vendin nga dikur  nisi ky udhetim  tregon  se itinerari i ketij udhetimi  ishte  ai qe  kishte zgjedhur prej natyre  vete lumi Vjose. Kishim plan  vijon ai  te mbrinim ne Adriatik te pinim  nje  " gllenke " uje te  kripur.Udhetimi   qe zgjati 4  dite  duke ndaluar ne  Kelcyre, Memaliaj dhe  Selenice  u mbyll  ne Uren e Mifolit  ku kooperativistet duke i marre  per diversante  lajmeruan  policine dhe  te  dy  "  heronjte e Vjoses  " perfunduan ne  rajonin  e policise  se  Fierit  nga  ku  u  lane  te lire   vetem pasi  u sqaruan  rrethanat.Gjon Baldini  i cili pas 50  vitesh kthehet ne  vendin  nga nisi lundrimi  pohon se ky udhetim eshte nje pike fikse  e jetes se tij, eshte nga ato ngjarje qe  e bejne te bukur jeten.  Veç  te tjerash ai bie  nder mend  mikpritjen e banoreve te Kelcyres, Memaliajit  dhe  Selenices. Kur e pyesim per masat mbrojtese qe kishin marre per kete udhetim Gjoni pohon se e vetmja mase e tille ishte nje  Gomardare  makine  nderkoheqe nuk  harron te sqaroje  se  perse nga ky udhetim  ka  vetem  nje fotografi  si deshmi.Fati  i Trapit  te ndertuar me  aq  mund  ishte shitja    i tij si  lende  drusore ne  kooperativen e  Mifolit dhe  perdorimi te hollave qe  dy miqte e  ketij lundrimi te ktheheshin  ne  venbanimet  e tyre  njeri ne Tirane  e tjetri ne Gjirokaster.  Ngjarja  ka  zene vend  ne krijimtarine  e  Raq  Paskal si  veper  e  arteve figurative  dhe si veper  letrare.Keshtu  krejt  pa  buje  u  festua  ne  qytetin  e  Permetit  nje 50  vjetor  i  veçante qe  per  historianet e  Raftingut  sigurisht  perben  udhetimin  e  pare ne  Shqiperi  ne nje nga  lumenjte me  te rrezikshem  dhe  ne nje nga  kanionet me te bukura te saj.

No comments:

Post a Comment