09 July 2014

Gjirokastër, ndërhyrjet pa leje në zonën muzeale

                                                                                   

Edhe pse jane prej vitesh prezent ne qytetin e gurte te Gjirokastres nuk ka asnje plan konkret per fatin e ndertimeve paleje ne zonen muzeale te ketij qyteti . Sipas raportiti më të fundit të  UNESKO-s janë rreth 240 ndërhyrje pa leje në këtë zonë që përfshijnë përdorimin e shtresave të betonit në vend të mureve dhe çative të gurit, vendosja e konstruksioneve dhe profileve metalike në kornizat e dritareve, portat dhe harkatet, zëvendësimi i rasave të gurit në çati me tjegulla gri ose të errëta të cilat i kanë deformuar shtëpitë karakteristike.
Drejtori i Drejtorisë së Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Robert Kasi thekson se kanë nisur monitorimet për ndërtimet e pa ligjshme në zonën muzeale të qytetit, ndërkohë kanë filluar ndërhyrjet  emergjente në shtëpitë karaktersitike të kategorisë së parë si atë të Skëndulatëve dhe Zekatëve që janë monumente kulture jo vetëm të Gjirokastrës por gjithë Shqipërisë. Po sipas tij Drejtoria Rajonale e Monumenteve të TrashëgimisKulturore ka nisur t’i dërgojë shkresa Inspektoriatit Ndërtimorë në bashkinë e qytetit për marrjen e masave për ndërhyrjet e pa ligjshme në zonën muzeale të Gjirokastrës ndërkohë që do të vijojnë edhe më tej me INUK-un.Ndërtimet pa leje në Gjirokastër janë bërë shpesh objekt i raporteve të UNESKO-s, e cila ka paralajmëruar se qyteti mund të humbasë edhe statusin e fituar si pasuri e trashëgimisë botërore në qoftëse nuk merren masa të menjëhershme per te ndaluar abuzimet. Dalja e Gjirokastrës nga UNESCO do të përbënte humbje të madhe jo vetëm për qytetarët e Gjirokastrës e Shqipërisë por dhe një humbje për trashëgimin botërore.

No comments:

Post a Comment