07 July 2014

Spitali i Sarandes dhe sezoni turistik




Numri  gjithmone  ne rritje  i vizitoreve qe  shkojne per pushime  ne qytetin bregdetar te Sarandes   veç  te tjerash eshte shoqeruar me  marjen e masave  te  veçanta edhe nga  drejtoria  e spitalit  te jetij qytetiper te perballuar me sukses sezonin turistik duke ju pergjigjur urgjencave ne kohe.Masat konsistojne  ne rritjen  e efikasitetit  te repartit  te urgjences, shtimin e numrit  te shtreteve  si dhe vendosjes  per here  te pare t e sherbimit   te  automjeteve  te urgjences  ne pika ku fluksi i levizjes turistike eshte  me i madh  siç  eshte  Ksamili.Drejtori  i  spitalit  te  Sarandes  Arjan  Kalçuni pohon se  si mase  e  pare eshte sigurimi i   medikamenteve  te domosdoshme per repartin e urgjences  nderkohe qe  kjo eshte  shoqeruar me nje urdher te brendshem qe ne  raste  te veçanta   ne  mbeshtetje  te  mjekut te urgjences do  te jete  gjithe personeli tjeter i spitalit.
Si  nje mase  shtese  per sezonin turistik  eshte edhe shtimi i  numrit  te shtreteve  per  repartin  e  urgjences,Masat  duket  se  jane shoqeruar edhe  me kufizime  te lejeve  te zakonshmte  Sipas  Kalçunit  edhe  ne raste kur gjykohet te jepet  leje  ajo smund  te  jete me  shume se  15   dite.Nje  nga  masat  qe aplikohet  per  here te pare eshte  vendosja e mjeteve  te urgjences  ne  vendet ku fluksi i levizjes turistike  eshte me i madh  siç eshte  edhe rasti i Ksamilit.Mjekja e urgjences  se  ketij  spitali   Alteza Dajko  pohon  se  sipas  eksperiences se meparshme  numri i pushuesve qe kane  pasur nevoje  per sherbimin  e urgjences   vjen  ne rritje  pasi edhe  numri  I pushuesve  ne  teresi eshte rritur ndjeshem. Ata  jane  jo  vetem shtetas shqiptare  por  edhe  te huaj.  Rastet me  te shumta  sipas  statistikave i takojne pushuesve qe jane paraqitur  me  probleme  traumash, por ka pasur edhe  raste  qe i takojne  aksidenteve automobilistike.Te huajt kryesisht  kane  kerkuar sherbimin  e  urgjences  per semundjet kardiovaskulare.Aktualisht spitali i Sarandes  ka  6  mjete  ne  dispozicion te  cilat  i jane  nenshtruar  kontrollit  teknik  pak  kohe para fillimit  te sezonit  turistik.

No comments:

Post a Comment