14 May 2014

Masat per sezonin e veres

.

Perballimi i stines ne veres dhe situatat emergjente ka qene fokus i takimit te zhvilluar ne prefekturen e Gjirokastres me kryetare komunash dhe bashkish .Ka qenë prefektja Zamira Rami e cila bëri prezente situatën në prefekturën e Gjirokastrës ku edhe pse mund të quhet situatë normale afrimi I stinës së verës ka problematikat e veta sic janë djegja e kullotave pyjore, përmirësimi I infrastrkuturës rrugore dhe furnizimi me ujë të pijshëm.  Ajo theksoi se një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve si dhe sensibilizimi I qytetarëve do sille rezultate positive për të parandaluar këto probleme.
Drejtoret e institucioneve të ndryshme në këtë prefekturë nuk lanë pa përmendur problematikat me të cilat përballen në punen e tyre sidomos me afrimin e stinës së nxehtë. Situatë emergjente paraqitet ndotja e mjedisit si dhe mungesa e landfilldeve për grumbullimin e mbeturinave. Rritja e temperaturave gjatë stinës së verës si dhe hedhja e mbeturinave vend e pa vend shërbejnë si burim infeksioni. Po sipas tyre problem gjatë stinës së nxehtë përbën dhe zjarravënia e kullotave pyjore, për këtë ata kërkojën sensibilizimin e opinionit publik për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme.  Prishja e strukturave të më parshme dhe organizimi I ri ka sjelë një corientimë në kordinimin e punëve.

No comments:

Post a Comment