22 November 2013

"TE PASTROJME SHQIPERINE NE NJE DITE"


" Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" u  mbështet gjerësisht edhe në Gjirokastër si ne gjithe shqipërinë  Duke respektuar si plan pastrimi planin e organizuar nga prefektura gjirokaster,pastrimi u perqendrua ne 62 pika te qytetit te gurte ku u angazhuan te gjitha institucionet shteterore por edhe vullnetar . Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj zgjodhi të jetë në Gjirokastër në këtë ditë si qyteti nga doli edhe deputet në 23 qershor.
Sëbashku me prefekten rami dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër u ndalen në univeristetin e Gjirokastrës në një takim me studentet e këtij univeristeti të cilësuar si një force e madhe për një Shqipëri ndryshe.Ashtu si gjithë Shqipëria edhe Gjirokastra paraqet disa pika kritike të grumbullimit të mbetjeve urbane pa kriter sic janë 5-se përrejtë, për këtë të gjithë qytetarë dhe autoritet nuk ngurruan të zbresin pranë mbetjeve për ti pastruar kudo që ishin. Ajo që të binte në sy në këtë ditë është fakti se u përqafua mjaft mirë nga cdo shtresë e shoqerisë pasi një shqipëri e pastër është e të gjithëve dhe jo e politikës. Në këto vite tranzicioni Gjirokastra e cilësuar si një nga qytet më të pastra përpara viteve 1990 duket se i ka harruar anetë gjirokastrite të cilat për cdo ditë pastronin ambjentin përreth. " Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë " u mbështet gjerësisht nga vetë shqiptarët, por ajo cka dihet me siguri është fakti se Shqipëria nuk mund të pastrohet në një ditë pasi ka nevojë për një kontribut të perbashkët dhe mbi të gjitha fondet e nevojshme që cdo qytet të ketë qendrat e përpunimit të mbetjeve urbane.

No comments:

Post a Comment