22 November 2013

TE GJITHE PER TE PASTRUAR VENDIN


Ta pastrojme Shqipërine në një ditë " gjeti mbështetje nga cdo shtresë e shoqërisë dhe nuk ishte cudi teksa të shihte syri efektive policie me uniformë teksa pastronin ambjentin përreth. Duke respektuar planin e prefekturës drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës është marrë me pastrimin e zonës " Bulevardi -rrethi i vogël -pallati i sportit si dhe territorin e zonës përreth".
Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai tha për tv channel 7 se sot policia e Gjirokastrës ka si objektiv të tregojë se është pjesë e komunitetit dhe duhet të kontribuojë për të.Me enrgjikë kanë qenë nxënësit e shkollave të cilët janë treguar të zellshëm në pastrimin e territorit, Me kamerën tonë fokusuam nxënësit e shkollës Koto Hoxhi të cilët kanë pastruar ambjentin përreth, ku nuk mungonin pirgje mbeturinash. Shqipëria ju bashkua sot fushatës botërore “Let’s Do it Ëorld”, e cila është Kandidate për çmimin “UN Prize” në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën. Këtë nismë e mbështesin 107 shtete dhe janë organizuar 139 aksione pastrimi. Në Shqipëri kjo nismë mbështetet nga 4 Ministri, si ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor.

No comments:

Post a Comment