21 November 2013

SKULPTORI KERAJ, EKSPOZITE


Skulptori Murat Keraj celi në Gjirokastër eskpoziten e tij të parë me 23 skulptura dhe piktura të përqëndruar tek ajo që quhet ndryshe dije.Në të 23 punimet spikasnin punimet në mermer, dru , por edhe pikturat në bojra uji dhe në vaj.I frymëzuara nga qyteti i Gjirokastrës dhe nga figurat letrare që ka nxjerrë ku qytet, Murat Keraj cilësoi si temë kryesore të veprave të tij dijen. Por ajo cka binte në sy ishtin jo vetëm pamje nga qyteti i gurtë, por edhe figura e femrës shqipëtare duke sjellë njëkohësisht edhe temën e dashurisë.Kryetari i Bashkisë Gjirokastër z. Bime e cilesoi ekspoziten e skulptorit keroj si një vlerë dhe risi për qytetin e gurtë.Më së shumti kubizmi, abstraktja dhe realizmi ishin rrymat kryesore e veprave artistike të Murat Keraj, dhe nëpërmjet të cilave përpiqet të komunikoj mesazhin e thellë që fshihet brenda tyre.

No comments:

Post a Comment