Konkurenca e pandershme ka detyruar dy shoqëritë e autobuzave qe operojnë prej më tepër se 15 vitesh ne Gjirokastër “Tika 2000’ dhe “Argjiro” të protesojnë, duke kërcënuar edhe me grevë urie. Konkurenca e pandershme e furgonave 8+1 dhe 4+1 pjesa më e madhe e të cilëve të palicensuar po i cojnë të dy shoqeritë drejt falimentit të sigurt.Shqetësimi është bërë present në njësinë e policisë së qarkullimit rrugor, edhe në bashkinë e qytetit te gurtë.
Megjithatë problem i tyre nuk ka marrë zgjidhje nga asnjë institucion. Kërkesa shihet më tepër se legjitime pasi kërkojnë të zbatohet ligji ,furgonat të bien pasagjerë por të mos qëndrojnë në stacion për të mos marrë pasagjerë. Për të zgjidhur këtë problem nuk kanë munguar as përplasjet fizike me konkurrencën e pandershme të cilët nuk paguajnë as një detyrim në shtet. Të dy shoqëritë sëbashku për të qenë korrekt me klientët kanë celur një agjensi ku pasagjerët kanë të afishuar të gjitha oraret dhe linjat përkatëse,janë 35 autobuzë të cilët respektojnë me përpikmëri oraret. Protesta e sotme ishte vetëm hapi i parë i reagimit të tyre , i cili do të shkojë drejt grevës së urisë nëse nuk marrin asnjë reagim nga shteti dhe autoritet përkatëse.
No comments:
Post a Comment