19 November 2013

DRINO RREZIKON TREGUN


Sistemimi I shtratit të lumit Drino por edhe mbrojtja e tregut te fruta perimeve territori I të cilit rrezikon shembjen është pjesë e projekteve të ndërmarrjes së bordit te kullimit në Gjirokastër .Behet fjalë për një projekt vlera e të cilit kap shifrën e 73 milionë lekëve të reja që konsiston në shpëtimin nga gryerja e lumit Drino te territorit te tregut industrial .
Inxhinjeri I kësaj ndërmarrje Niko Licit tha për tv channel 7 se në projekt është parashikuar një nivel punimesh prej 600 metra linear nga ku 300 metra linear do të jete murr mbrojtës betoni përreth territorit te tregut.Zemërimi I lumit drino kundrejt zonës së tregut te fruta perimeve të qytetit të Gjirokastrës po behet pas cdo rreshje shiu gjithmonë e më serioz duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme të kesaj zone e duke e cuar  drejt shembjes së sigurtë. Lici shpjgon se është I nevojshëm aprovimi I fondit nga ministria e bujqësisë në mënyrë që sa më shpejt të nisë zbatimi I tij ne terren për të mos u përballur më pas me dëme të pariparueshme.

No comments:

Post a Comment