Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë “ ngriti grupin e punës edhe në Gjirokastër. Në Prefekturën Gjirokastër prefektja Zamira Rami kërkoi sensibilizim nga të gjitha grupet e shoqërise të cilët në 22 nëntor të japin kontributin e tyre ne cdo cep të qytetit të Gjirokastrës dhe gjithë prefekturës.
Nisma sensibilizuese “Ta Pastrojme Shqiperine” organizuar nga Green Line Albania, është nje nisme nderkombetare e cila kete vit do te realizohet edhe ne Shqiperi.Ndërkohë u bëhet thirrje te gjithe te rinjve dhe qytetareve qe ne 22 Nentor, te gjithe duhet te kthehen ne vullnetare per te pastruar Shqiperine nga mbetjet. Levizja “Ta pastrojme Shqiperine” eshte pjese e “Let’s Do it World”, e cila kandidon per çmimin “UN Prize” ne fushen e te drejtave te njeriut per te promovuar nje mjedis te paster ne gjithe globin. Ajo mbeshtetet nga 107 shtete dhe deri tani ka pasur 8 milione vullnetare te aktivizuar. E veçanta e kesaj nisme eshte edhe aplikacioni mobile qe eshte ndertuar posaçerisht per kete kauze. “TrashOut” funksionon si nje harte e mbeturinave ilegale, ku perdoruesit mund te raportojne ne kohe reale vendet ku ata shohin mbeturina.
No comments:
Post a Comment