03 November 2013

Pronat e grekëve në Shqipëri, Athina: Të zgjidhet çështja

Ministria e Jashtme greke garanton se do të monitorojë nga afër zhvillimet mbi të drejtat pronësore të grekëve etnikë në Shqipëri.Zëvendësministri i jashtëm grek, Kiriakos Gerontopulos në një letër drejtuar Presidentit të Konfederatës Panepirote të Greqisë dhe presidentit të Federatës së Deropolit të Epërm siguron se Athina do të ndërhyjë në BE dhe në forumet ndërkombëtare për çështjen, duke shtuar se zgjidhja e pronësisë dhe respektimi i të drejtave të pronave të minoritetit grek është një parakusht për zhvillimin e investimeve të huaja në Shqipëri.
“Ky shqetësim do të ndiqet me ndërhyrje të fokusuara qoftë dypalëshe, qoftë edhe në BE, KE apo OSBE, që të bëjmë të njohur çështjen e pronësisë së minoritetit në Shqipëri. Me rëndësi është që të ketë edhe vëzhgim të përhershëm në të gjitha stadet e procedurave të nevojshme në gjykatat shqiptare”, thuhet në letrën e tij.Diplomati grek siguron mbështetjen e qeverisë greke dhe të tijën personale, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri."Theksojmë se gjatë vizitës të fundit në Tiranë, ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos pati shansin të bashkëbisedojë për herë të parë me përfaqësuesit e minoritetit për këtë temë. Dua t’ju siguroj në fund që ministria jonë dhe unë personalisht mbetemi gjithmonë në anën e bashkëpatriotëve tanë në bashkëpunimin e ngushtë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre", përfundon letra e zv.ministrit.

No comments:

Post a Comment