03 November 2013

Axhenda e Papulias në Shqipëri

Presidenti grek, Karolos Papulias me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, zhvillon një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri. Të dielën ai do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, ndërsa të hënën do të nisë takimet me krerët më të lartë të vendit. Siç bën me dije Presidenca, fillimisht Presidenti Papulias do të pritet me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre
.Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Pritet që temë e diskutimit të jetë çështja ame , e cila është shtruar zyrtarisht edhe nga qeveria shqiptare gjatë vizitës së kryediploamtit grek në Tiranë, ndërsa nga grekët pritet që të shtrohet përsëri çështja e varreve greke në jug të vendit. Më pas Nishani dhe homologu i tij Papulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në 4 nëntor 2013. Ndërkaq sipas njoftimit të Presidencës greke të martën ai do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.

Vizita e Papulias

 Vizita e kreut të shtetit Helen vjen në njëkohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara. Me rrotacionin politik të pushtetit, marrëdhëniet e mira me Turqinë morën një rol parësor. Për më tepër, kryeministri Rama e ka cilësuar Turqinë si një partner strategjik. Mesazhi ishte i qartë edhe për fqinjin tonë jugor me vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Turqi, ku zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të këtij shteti, ndërsa vetëm pak ditë më parë, kryeministri Erdogan u takua me dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe atë të Kosovës Hashim Thaçinë Prizren. Por, tensioni në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë i pranishëm sa herë ka pasur zgjedhje. Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Himarë janë parë deputetë grekë që erdhën për të mbledhur vota për PBDNJ- në, ndërsa gjuha e ashpër u bë më evidente me incidentet e ndodhura në Përmet. Ministria e Jashtme greke do të reagonte zyrtarisht për kishën në qytetin e Përmetit, dhe po ashtu edhe qeveria shqiptare do të thërriste për sqarime ambasadorin grek në Tiranë.

Papulias me mision special në Shqipëri

 Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias do të nisë të hënën një vizitë dy ditore në Tiranë, që praktikisht do të jetë e një rëndësi të madhe sa i takon marrëdhënieve Greqi-Shqipërisë. Vizita zhvillohet në kuadër të zgjidhjes së marrëdhënieve “të mjegullta” mes dy vendeve. Sipas informatave nga TMP, qëllimi është për t’i dhënë impuls tjetër marrëdhënieve bilateral në kuadër që vendet fqinje të forcojnë marrëdhëniet për procesin e anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst dhe duke pasur parasysh vullnetin e qeverisë së Edi Ramës të një profili proevropiane, kjo do të jetë një përpjekje serioze për të zgjidhur çështjet dypalëshe. Me fjalë të tjera, pala greke pritet që të bëhet e domosdoshme nëse Shqipëria dëshiron që të hyjë në orbitën e vërtetë Evropiane dhe kjo gjë kërkon “ngushtimin” e qarqe nacionaliste që shprehin aspirata irredentiste, të promovojë caktimin përfundimtar të kufirit detar dhe por gjithashtu të mbështesë dhe minoritetin grek. Në këtë vizitë, Papulias do të shoqërohet nga ministri i Arsimit, Giannis Maniatis, Zv.ministri i Jashtëm, Konstantinos Arvanitopoulos dhe Dimitris Avramopulos , ish-ministër i Jashtëm dhe tani i Mbrojtjes. Presidenti grek do të takohet me lidershipin politik të Tiranës të hënën, ndërsa të martën do të fluturojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të zhvillojë një tur në zonat e banuara nga minoriteti grek, por gjithashtu do të vizitojë vendet historike si edhe do të ritheksojë çështjen e eshtrave të ushtarëve.

Marrëveshja e detit në fokus Papulias i cili është konsideruar si arkitekti i miqësisë greko-shqiptare, pasi ai hapi kufijtë e viteve '90 si ministër i Jashtëm pritet të shfrytëzojë prestigjin për të bindur udhëheqjen e re shqiptare që do të ketë për të provuar në praktikë se është në gjendje të ofrojë fqinjësi të mirë. Ligji i luftës, çështja çame dhe kufiri detar do të jetë tri pikat kyçe të vizitës. Pavarësisht se Shqipëria, pas rrëzimit të marrëveshjes është shprehur dakord për të rinegociuar një marrëveshje të re, debate mbetet tek disa ishuj të vegjël shkëmborë pranë Korfuzit.Kjo pasi pala greke kërkon t’i llogarisë si kufi tokësorë ndërsa pala shqiptare nuk e pranon këtë gjë. Të shqetësuar nga marrëveshja ushtarake me Turqinëediet greke raportojnë se Greqia gjithashtu është e shqetësuar nga marrëveshja e fundit për ndihmën ushtarake që Shqipëria do të marrë nga Turqia. Këtu ato i referohen marrëveshjes për ndihmën prej 1.1 milionë dollar për blerjen e disa pajisjeve ushtarake si edhe modernizimin e një aeroporti ushtarak në jug të Shqipërisë.

 Papulias do pritet me protesta nga çamët para Presidencës

Ditën e hënë organizatat çame do të protestojnë para Presidencës shqiptare për çështjen e “kauzës kombëtare”, pikërisht në momentin që do të zhvillohet takimi mes presidentit Jorgos Papulias dhe homologut shqiptar, Bujar Nishani. Nëpërmjet një njoftimi ne Facebook deputeti çam Tahir Muhedini kërkuar mbështetjen dhe daljen përpara presidencës të qytetarëve shqiptarë për ngritjene zërit ndaj “Çështjes Çame”. Të dashur miq, dashamirës dhe mbështetës të kauzës Kombëtare Çame, ditën e hënë, datë 4 nëntor, ora 09:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Presidencës,


No comments:

Post a Comment