01 November 2013

Gjirokasër, problem hedhja e mbeturinave në përrejnë


Ardhja e stinës së dimrit me shira të rrëmbyeshëm karakteristike për qytetin e Gjirokastrës rikthen problemin e përrenjëve të qytetit të gurtë të cilët për cdo kohë zgjidhen nga qytetaret si alternativa më volitshme për hedhjen e mbetjeve urbane . Gjirokastra përshkrohet nga 5 përrenjë që mbartin problematikat e tyre dhe për cdo mot te keq dalin në siperfaqe duke marre me vete dhe mbetjet urbane të cilat më pas pushtojnë rrugët e qytetit . Të pastrosh të 5 përrenjtë është një mision më vete që paraqet rezikshmëri por dhe pamundësi për hyrjen e mjeteve të ndërmarrjes së pastrim gjelberimit pranë bashkisë së qytetit. Drejtori i kësaj ndërmarrje Përparim Kore tha për TV Channel 7 se do të preferonte që më mirë mbetjet urbane të hidheshin në shesh pasi do të ishte më e lehtë për tu pastruar se sa në shtretërit e lumenjve.
Mes për mes qytetin të gurtë kalojnë Përroi i Ficos, Përroi i Çenkos, përroi i lagjes palorto,përroi i zinxhirave dhe përroi i Çullos, pesë përrenjë problematikë, shkëmbor, dhe të rrezikshëm, të cilët për cdo vit rikthehen me problemin e mbetjeve urbane të hedhura vend e pa vend në cdo lagje. Ndërkohë edhe pse nga kjo ndërmarrje është mbuluar me kosha mbeturinash gati 97 % e qytetit ky mbetet një problem pa zgjidhje pasi mund të shohësh koshat boshe dhe përrenjtë të tejmbushur. Nëse do të kishte një bashkëpunim mes qytetarëve dhe kësaj ndërmarrje atëherë qyteti i Gjirokastrës do ishte nje qytet i pastër ashtu sic mbahej dikur nga anetë gjirokastrite.
Gjirokastra ashtu si cdo qytet tjetër në Shqipëri përpunimin e mbetjeve urbane e ka zgjidhur me alternativa të momentit si cështë grumbullimi dhe djegja e tyre në zonën e Gerhotit jo shumë larg zonës së banuar. Sic thotë dhe vetë zoti Kore Shqipëria do të mund të perpunojë mbetjet e saj nëse qytatrët ndërgjegjësohen dhe seleksionojnë mbetjet e tyre në qese të vecanta. Nëse do të arriej kjo atëherë Shqipëria do të ishte një vend shumë herë më i pastër.

No comments:

Post a Comment