31 October 2013

Punëtorët e hashashit ne gjendje të intoksinuar


Prej dy muajsh ne spitalin rajonal Omer Nishani të Gjirokastrës paraqiten ne dite mesatarisht 7 pacintë të intoksinuar nga Hashashi madje dhe me overdoze ne gjendje tepër të rëndë shendetesore.. Sipas mjekut të urgjencës Z Hysni Lluka  pacientët janë kryesisht të rinj nga mosha 15-16 vjec por edhe persona mbi 40 vjec e lartë të cilët kanë qëndruar në ambjente te mbylluara në praninë e lendëve  narkotike Bëhet fjalë për punonjësit e hashashit ne fshatin Lazarat të Gjirokastrës të cilët paraqiten cdo dite në gjendje të fikti ne urgjencën e këtij spitali.Tek personat mbi 40 vjec e lartë problemet kanë qenë edhe më serioze pasi kane pasur edhe problem me tensionin dhe zemrën.
Sipas mjekut Lluka pacientët e sëmurë nga droga paraqiten me simptoma të ndryshme si: të Vjella, gjendje të fikti dhe alergji në lëkurë. Shumica prej tyre janë femra që kanë shkuar për herë të parë për të punuar në Lazarat, ose gra që janë të dobëta fizikisht si dhe të rinj të cilët nuk kanë mundur të përballojnë punën në një ambjent të rënduar nga hashashi por edhe persona që vuajnë nga sëmundje kronike të cilët duke punuar në ambjente të tilla rrezikojne rrende shendetin..Mjeku specialist të vetmen këshillë që mund të japë është që fëmijët nga mosha 15-16 si dhe  personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo hipertensioni ose qe nuk janë në gjëndje fizike për ta përballuar të mos punojnë në ambjentet e drogës pasi cdo cast rrezikojnë jetën ..

No comments:

Post a Comment