12 September 2013

Priten ne Virua 20 peme 50-vjeçare


Priten 20 pisha 50 vjecare ne parkun e Viroit ne Gjirokaster. Shkak i ketij akti  te paprecedente mbetet mos qartesia e kufijve mes bashkive dhe komunave. Edhe pse komuna Cepo nuk e ka te qarte kufirin e saj me bashkine Gjirokaster ka dhene me qira 99 vjet kete hapesire ne parkun e Viroit.Qiramarresi e ka pare te arsyeshme te nise prerjen e pemeve disa vjecare. Menjehere ka ardhur reagimi i bashkise Gjirokaster dhe ndermarrjes se pyjores  per kete akt te paprecedente.
Ngjarja ka marre permasa te medha dhe per kete ne vendngjarje ka mbritur edhe prokuroria e Gjirokastres e cila nisi hetimet per ceshtjen.Drejtoria e pyjores mesoet se ka gjobitur autorin e prerjes se pishave me 3 milione leke duke perllogaritur ne kete mase demin e shaktuar. Nga ana tjeter mosqartesia e kufijve apo ndarja territoriale mes bashkive dhe komunave nuk eshte hera e pare qe shkakton konflikte te tilla. Ngjarja ne fjale demton rrende nje nga parqet turistike te vetmet te zones i cili nga viti ne vit ka ardhur duke u degraduar.

No comments:

Post a Comment