Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku lulëzon ende kanabisi.
Ky konstatim u bë gjatë një konference të përbashkët të drejtorit të Policisë së Shtetit, z Hysni Burgaj me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin si dhe me Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi. Ne konference u evidentua ndihma qe policia italiane dha në identifikimin e plantacioneve me kanabis në Shqipëri. Kjo u arrit ne sajë të avionëve të specializuar në teknologji për këtë qëllim. Sic theksoi Bastoni, policia italiane është e shqetësuar sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”
. Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare gjatë operacionit të monitorimit nga ajri të parcelave me lëndë narkotike. Në fjalën e tij, Bastoni theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati ku sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”Ndërsa e cilësoi luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si një nga prioritet kryesore të policisë së shtetit,

No comments:
Post a Comment