30 June 2013

Gjirokastra tronditet nga nje aksident tragjik


Një aksident i rëndë me bilanc 3 viktima ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka shpërthyer pak pasi është përplasur. Një automjet tip ‘Fiat’ me targa greke ZHI793 me 3 persona që udhëtonin në të është përplasur me bordurën e rruges sot pasdite rreth orës 17:00 në afërsi të fshatit Mashkullorë. Pak sekonda pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë duke djegur dhe personat që ndodheshin në të.
Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mancellari, djali i Luan Mancellarit. Viktimat dyshohej fillimisht se ishin emigrantë. Tepër i vështirë u be dhe identifikimi pasi gjithçka në automjet është djegur, përfshirë dhe dokumentacioni, por pas verifikimit në sistemin TIMS, u mësua se viktimat ishin banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë.Policia konfirmon se në momentin e aksidentit ka pasur dëshmitarë. Zjarrfikëset në vendngjarje kanë shuar flakët që kishin përfshirë automjetin, por ka rezultuar në vështirësi të mëdha, në nxjerrjen e trupave të pajetë që mësohet se janë shkrumbuar tërësisht.  Një dëshmitar ka treguar  se ka parë aksidentin dhe ka shpejtuar të ndihmojë ata persona që u përplasën.Deshmitari “Në moment mbërrita tek makina e aksidentuar hapa derën dhe pashë që të tre personat kishin vdekur, nuk kishte shenja jete. Në dy vendet e para ishin ulur 2 meshkuj, njëri prej tyre djalë tepër i ri në moshë. Por në këto caste makina nisi të nxirrte tym dhe mori flakë. Unë dhe të tjerë që u afruam, nxituam të largoheshim me shpejtësi sepse makina shpërtheu në flakë”, tha dëshmitari që ndodhi rastësisht në vendin e ngjarjes.

No comments:

Post a Comment