28 June 2013

Sarande, tritol zyres se avokates


Shpërthim tritoli zyrës së një avokateje në Sarandë.Ngjarja ndodhi herët në mëngjes ,rreth orës 04:15 ,vetëm pak  metra larg Gjykatës.Shpërthimi i lëndës eksplozive ka vënë në alarm banorët  e pallatit ku ndodhi ngjarja,të cilët janë ndodhur në gjumë.Ata sinjalizuan menjëherë policinë ,e cila mbërriti në vend dhe nisi hetimet.Ngjarja ndodhi në një kohë kur në Sarandë tashmë ka nisur sezoni dhe turistë të shumtë vijnë si pushues apo vizitorë.
Nga shpërthimi ishin dëmtuar edhe tri zyra të tjera avokatie pranë saj ,por bëhet fjalë për dëmtime të lehta.Menjëherë është ngritur grupi hetimor ,i cili po analizon provat e grumbulluara në vendngjarje .”Një sasi lëndë plasëse ,rreth 100 gramë ,ishte vendosur te dera e zyrës së Albana Husit ,me profesion prej disa vjetesh avokate në qytetin e  Sarandës.Nga shpërthimet nuk ka pasur të lënduar,por vetëm dëme material,si te zyra ku ishte vendosur lënda plasëse ,edhe te tri zyrat e tjera ,të kolegëve të Albana Husit”,bëri të ditur policia.Ndërkohë ka pasur edhe thyerje xhamash të pallatit.Mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariat tre persona .Gjithashtu janë bllokuar edhe kasetat e kamerave të bankave që operojnë në afërsi të kësaj zyre ,ndërsa është mësuar se kamera e Gjykatës që sheh edhe në atë drejtim nga është pozicioni i kësaj zyre nuk është në funksion.Avokatja Albana Husi nuk pranoi të jepte detaje.”Nuk kam pasur dhe as nuk kam konflikt me askënd ,qoftë edhe për shkak të detyrës sime si avokate.Cështjeve për mbrojtje u jam përgjigjur sipas ligjit të avokatisë dhe  askush nuk ma ka kontestuar punën”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se janë duke hetuar  pista ,ku nuk përjashtohet as ajo për shkak të detyrës.Dyshimet paraprake kanë të bëjnë me ndonjë klient të pakënaqur nga vendimi i Gjykatës ,çështje e cila është përfaqësuar nga avokatja Husi.Për këtë qëllim do të hetohen edhe çështjet e fundit që ka pasur në gjykatë avokatja ,për të cilat tashmë është dhënë një vendim në disfavor të klientëve të saj.


No comments:

Post a Comment