Përfundon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 23 qershorit në të gjithë Shqipërinë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin final, sipas të cilit koalicioni i majtë fitoi në të gjithë vendin me 991 118 vota ose 57.8 për qind. Ndërsa në këto zgjedhje, koalicioni i djathtë ka fituar 676 433 vota ose 39.4 për qind të mbështetjes së popullsisë. Në Parlamentin e ri, koalicioni i majtë do të përfaqësohet me 84 mandate, nga të cilat 66 PS, 16 LSI, 1 PBDNJ dhe 1 PKDSH. Ndërsa koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha do të ketë vetëm 56 mandate, nga të cilat 49 PD, 4 PDIU, 3 PR. Nga krahasimi i votave i vitit 2009 me zgjedhjet e vitit 2013, rezulton që Partisë Socialiste, si forcë kryesore, i janë shtuar në këto zgjedhje rreth 91 mijë vota. PS në këto zgjedhje ka fituar 711,765 vota, nga 620586 që kishte katër vite më parë. Rritja e PS-së në këto zgjedhje ka mundësuar shtimin me një mandat në Parlament, duke shkuar me 66 mandate, nga 65 që kishte në vitin 2009. Ndërsa PD në këto zgjedhje ka marrë në total 524800 vota, nga 610463 vota që kishte në vitin 2009, rreth 85 mijë vota më pak. Demokratët humbën në këto zgjedhje “karriget” e 14 deputetëve në Parlament, pasi në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 49 mandate, nga 68 që kishin katër vite më parë.“Bumin” tek e majta në këto zgjedhje e solli LSI, që në katër vite ka shtuar votat e saj me 105 mijë vota. LSI në zgjedhjet e 2009-s mori një total prej 73 678 votash, ndërsa në zgjedhjet e 2013-s LSI e Ilir Metës mori një total prej 179 449 votash. Partia e Metës, nga katër mandate që kishte në Parlament, në legjislaturën e ardhshme do të ketë një Grup Parlamentar me 16 mandate. Surprizë në kampin e djathtë ishte Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, që në Parlamentin e ri do të ketë katër mandate deputetësh, nga një që kishte. PDIU u rrit në këto zgjedhje me rreth 30 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e 2009-s. Po ashtu, një rritje të konsiderueshme ka pasur dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut, që në këto zgjedhje fitoi 3 mandate dhe ishte afër të katërtit në qarkun e Elbasanit. PR e Mediut, ndonëse ka marrë më shumë vota se PDIU, nuk ka mundur t’i konkretizojë ato në më shumë mandate. Republikanëve në këto zgjedhje iu shtuan 19 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e shkuara, kur në Parlament u përfaqësuan vetëm më një deputet. Në kampin e majtë, PBDNJ e Vangjel Dules ruajti të palëvizur numrin e mandateve, por pësoi një rënie prej 3800 votash, në krahasim me zgjedhjet e 2009-s. Ndërsa Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit në këto zgjedhje pësoi një “goditje” të rëndë, pasi në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë ka pësuar një rënie me 16 mijë vota. Ndërsa PDS e Paskal Milos ka shtuar në këto zgjedhje rreth 1500 vota.
27 June 2013
Perfundon numerimi i votave

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment