Në Gjirokastër proçesi i numërimit të votave mund të quhet zyrtarisht i përfunduar . Përveç një kutie në Tepelenë e konkretisht ajo e qendrës së Luftinjës e përfunduar mëngjesin e sotëm pas disa mosmarrëveshjeve me komisionerët. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pa përfshirë edhe kutinë e fundit në Tepelenë, partitë politike në Qarkun e Gjirokastrës, u renditën në këtë mënyrë: PS 24726 vota ,PD 13479 vota ,LSi 11460, PR 2645 ,PBDNJ 1852.
Zgjedhës të regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës 122.039,qendra votimi 237 ,kanë votuar duke marrë pjesë në zgjedhje 59.636 votues ose 49,26%. Ndërkohë po sipas të njëjtave burime janë nxjerrë si të pavlefshme 846 fletë . Ndërsa përsa i përket rezultateve PS ,ka pësuar rritje në disa zona, por edhe një rënie në disa zona të tjera .Rezultat negativ krahasuar me zgjedhjet e tjera ka shënuar edhe PBDNJ ,ndërsa PR ka shënuar numrin më të madh të votave të marra ndonjë herë në këtë qark.
No comments:
Post a Comment