29 June 2013

Nis verifikimi i linjave elektrike


Strukturat e kompanisë shpërndarëse të energjisë elektrike kanë zbritur në terren në rajonin  e Gjirokastrës, për të parë verifikimin  e të gjitha linjave të objekteve që furnizohen nga kjo kompani,kontrollin e sistemit matës nëpërmjet të cilit bëhet  faturimi i energjisë edhe verifikimin e të gjithë abonentëve që kanë detyrime.
Gjithçka u bë e ditur edhe per mediat nga drejtori i faturimit të CEZ shpërndarje Erald Zeneli, i cili tha se gjithë shkelësit do të procedohen.Ky aksion u ndoq edhe nga kamerat në një prej bizneseve në qytetin e Gjirokastërs.Po sipas të njëjtave burime problematike në Qarkun e Gjirokastrës janë Memaliaj dhe Tepelena.

No comments:

Post a Comment