29 June 2013

Kembana alarmi ne spital


Në pikun e temperaturave të larta spitali Rajonal”Omer Nishani ” vuan mungesën e serumeve. Mjeku i urgjencës Hysni Lluka bëri me dije për Televizionin Channel 7 ,se një pacient paraqitet në nevojën urgjente për një seruem ,në të kundërt jeta e tij është në rrezik .”Ne si spital nuk dimë se si duhet të veprojmë pasi jemi në mungesë totale të serumeve”.
Këmbana e alarmit për mungesën e medikamenteve në këtë spital janë dhënë shpesh herë edhe nga vetë pacientët, të cilët detyrohen ti blejnë vetë çdo medikament që mungon në spital,për hir të shpëtimit të jetës. Vonesa nga firma që ka fituar tenderin apo neglizhencë kjo ,duhet të gjendet nga organe kompetente .Ajo çka është thelbësore është fakti që një spital Rajonal si ai i Gjirokastrës që mbulon Tepelenën,Përmetin .Gjirokastrën e shumë herë edhe Sarandën e Delvinën nuk duhet të vuajë mungesën e medikamenteve, pasi çdo jetë është e shtrenjtë.

No comments:

Post a Comment